GJKKO rikthen për gjykim çështjen ndaj ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja! Bashkë me anëtarin Fatos Lulo akuzohen për mosdeklarim pasurie

12 Tetor 2021, 13:21

TIRANË-Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar në GJKKO nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Por pas vendimit për rikthim të çështjes së Fatos Lulos për hetim, GJKKO ka vendosur të njëjtën gjë edhe për çështjen e gjyqtarit Dedja. Avokati Baftjar Rusi e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së Dedjas, pasi në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat.