Gjobëvënie 200 mijë euro në Elbasan pas prishjes së pazareve të drogës! Arrestohet Altin Dervishi, në kërkim i vëllai! Kërcënuan sipërmarrësin (EMRAT)

13 Gusht 2023, 13:06

Kërcënimet ndaj një sipërmarrësi 34-vjeçar të cilit i kërkonin 200 mijë euro, siç thotë policia për shkak të prishjes së pazareve të drogës, çuan në pranga Altin Dervishin, 35 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i të arrestuarit, Ervis Dervishi, i dyshuar si pjesëmarrës në krim.