Gjobitet miss Crimea 2022, publikoi video duke kënduar këngën patriotike ukrainase

4 Tetor 2022, 22:30 | Përditesimi i fundit: 2022-10-04 22:35:00

Miss Crimea 2022, Olga Valeyeva , do të duhet të paguajë 40 mijë rubla (681 dollarë) pasi u kap duke kënduar këngën patriotike ukrainase Chervona Kalyna në një video të postuar në Instagram. Sipas gazetës ruse “Life”, Miss Krimesë iu dha një dënim i lehtë për shkak se ajo ka fëmijë të vegjël. Ajo akuzohet për "diskreditim" të ushtrisë ruse dhe përhapjen e propagandës për një organizatë ekstremiste. Një video e publikuar dje nga Ministria e Brendshme e Krimesë ku tregohet që miss kërkon falje për këndimin e këngës. Kënga e Chervona Kalynwska qenë prej kohësh një simbol i pavarësisë së Ukrainës.