Gjonaj takim me prokurorë e gjyqtarë në Shkodër: Paanësia e vendimeve tuaja, thelbi i drejtësisë! Qytetarët dhe partnerët tanë presin rezultate

12 Qershor 2021, 11:15 | Përditesimi i fundit: 2021-06-12 14:40:16

Ministrja Gjonaj dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të Rrethit dhe Apelit Shkodër. Gjonaj theksoi rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas. Ministrja theksoi se ky takim u shërben përpjekjeve dhe angazhimit në përparimin e arritjeve, përparësive dhe objektivave të vendosura për reformën në Drejtësi, por edhe për të bashkërenduar proceset e ndërsjella të punës.