Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit, nismëtarja vajzë e një emigranti! Cosoviç: Shqipen e mësova nga prindërit, gjuha duhet ruajtur

7 Prill 2023, 15:58 | Përditesimi i fundit: 2023-04-07 15:58:42

Që prej majit të vitit të kaluar, Universiteti i Harvardit në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara ka shtuar gjuhën shqipe si pjesë të kurrikulës. Mësimi në gjuhën shqipe filloi këtë semestër në departamentin e Gjuhëve dhe Qytetërimeve të Lindjes së Afërt.