Gjykata e Lartë në Beograd lëshon urdhër-arrest për Radoiçiç! Iu shmang hetimit për sulmin e armatosur në Banjskë

17 Nëntor, 17:51 | Përditesimi: 17 Nëntor, 17:51

Gjykata e Lartë në Serbi lëshon urdhërarrest për Milan Radoicic, i akuzuar si organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Kosovës në vitin 2023. Ish nënkryetari i Listës Serbe, i lidhur ngushtë me partinë e Aleksandër Vuçiç, kishte masën e sigurisë detyrim paraqitje në polici të cilën nuk e respektoi dy ditë më parë. Autoritetet dyshojnë se ai mund të jetë fshehur ose arratisur.

A.E/Shqiptarja.com