Kaos para Parlamentit serb! Aktorja që kandidonte me Vuçiçin sulmohet me kos në ditën e parë si deputete, akuzon policinë se nuk ndërhyri

17 Nëntor, 13:59 | Përditesimi: 17 Nëntor, 14:02

Seanca e parë e Parlamentit të ri të Serbisë, pas humbjes së pushtetit nga partia e Aleksandar Vuçiçit, u shoqërua me tensione në Beograd. Aktorja e njohur serbe Lidija Vukiçeviç, e zgjedhur deputete nga lista “Serbia e Bashkuar”, e mbështetur nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), u sulmua me kos teksa po hynte në ndërtesën e Parlamentit.

K.Ta/Shqiptarja.com