Gjykata e Lartë ‘rrëzon’ Veliajn! Kryebashkiaku nuk lirohet, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

28 Maj, 19:45 | Përditesimi: 28 Maj, 19:45

Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e 24 shkurtit të Apelit të GJKKO-së. Erion Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e arrestit me çdo masë tjetër më të butë edhe kundrejt garancisë pasurore. Gjykata Kushtetuese ka kthyer një tjetër rekurs të Veliajt për liri në Gjykatën e Lartë.

    I.M/Shqiptarja.com