Gjykata Kushtetuese nuk shkarkon Presidentin Ilir Meta: Nuk ka pasur shkelje të rënda të Kushtetutës

17 Shkurt 2022, 07:43 | Përditesimi i fundit: 2022-02-17 13:09:49

Ilir Meta do të vijojë të jetë president i vendit deri në përfundim të mandatit të tij më 24 korrik 2022. Gjykata Kushtuese ka vendosur sot që të mos pranojë kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, duke thënë se Presidenti Ilir Meta nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës dhe për këtë arsye nuk vendos për shkarkimin e tij.