Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin: Arresti në burg i ligjshëm, nuk mund të betohet si kryebashkiak i Himarës! S’ka shkelje të të drejtave

21 Mars, 17:38 | Përditesimi i fundit: 2024-03-21 18:42:54

Gjykata Kushtetuese e quan të ligjshëm arrestin në burg ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, ndërsa nënvizon se si pasojë e masës së sigurisë i pamundësohet kryerjen e procedurës së betimit. Mos lejimi i tij për t’u betuar, thotë Gjykata, nuk cenon të drejtën për t’u zgjedhur.