Gjykata rrëzon planin e qeverisë britanike për emigrantët: Dërgimi i tyre në Ruanda, i paligjshëm, s'është vend i sigurt! Shteti afrikan: Jemi vend shembullor

29 Qershor 2023, 13:36

Gjykata e Apelit në Londër ka rrëzuar këtë të enjte planin e qeverisë Britanike për frenimin e azilkërkuesve duke i dërguar në Ruanda. Gjykata e sheh si të paligjshme këtë plan të qeverisë ndërsa argumenton se Ruanda nuk është një vend i botës së tretë i sigurt për të strehuar azilkërkuesit.