Paraditen e sotme, copa mermeri kanë rënë nga fasada e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës.
Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar pasi copat janë shkëputur në një moment që nuk ka pasur qytetarë në qarkullim.
Sipas informacioneve të para, por të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Rrethit.



















