Gjyqet e komunizmit, çelet ekspozita e rrallë në Shkodër! 150 foto të të dënuarve tek muzeu ‘Marubi’: Nga imazhet e Musine Kokalarit, te Anton Harapi

30 Dhjetor 2023, 17:40

Muzeu Marubi në bashkëpunim me Agjencia Telegrafike Shqiptare çelen në Shkodër ekspozitën me 150 fotografi nga gjyqet e diktaturës komuniste, kohë kur u dënuan pa faj intelektualë, klerikë e shkrimtarë. Ndërmjet tyre përmendim Musine Kokalarin, Lef Nosin, At Anton Harapin.