Gjyqi ndaj kopshtarit Bexhdili për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani Prengës, SPAK: Kemi zbërthyer bisedat në SKY ECC të Dritan Rexhepit, Altin Hajrit dhe Gentjan Funiqit! Na i solli Franca, janë të ligjshme

30 Prill, 14:33 | Përditesimi: 30 Prill, 14:33

Merr një kthesë të fortë dosja për një nga ngjarjet më të rënda, e ndodhur më 17 janar 2020 në Kamëz-Shijak. Në gjyqin e Apelit të GJKKO ndaj kopshtarit Festim Bixhdili, që nuk tregon se ku u dërgua trupi, prokurorët treguan provat e reja të forta. Sipas tyre, Rexhepi ka folur me dy të tjerët për rrëmbimin dhe letër-porositë franceze e konfirmojnë. Avokatët kundërshtojnë, marrin kohë për njohje me provat. Ja kur mbahet seanca e radhë

r.k./Shqiptarja.com