Gjyshja moderne e Instagramit nën gjurmët e së bijës jep këshillat më të mira për modën

6 Tetor 2022, 12:42

Znj.Vera Kotorri është në blogere e veçantë. Pasi shumicën e konkurrenteve në punën e saj tashmë si blogere i ka vajza shumë më të reja. Megjithatë pasioni për modën dhe të bukurën, ka bërë që të mos trembet aspak dhe të vazhdojë të ndjekë ëndrrëm e saj.

Ajo pothuajse çdo ditë ndan foto të veshjeve të saj nga përditshmëria, plot ngjyra, kombinime nga më të bukurat dhe me mirësinë që e karakterizon, duket se ka fituar zemrën e një komuniteti vajzash dhe zonjash që e ndjekin në rrjetet sociale.