Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, sonte Real Madrid-Barcelona! Katalanasit pa 3 lojtarë kyç, trajneri Xavi: Ka ardhur koha të rikthehemi te fitoret

2 Mars 2023, 15:46

Real Madrid dhe Barcelona do vihen përballë sonte për herë të 3 brenda këtij sezoni. Gjysmëfinalja i gjen katalanasit me 3 mungesa të rëndësishme, por trajneri Xavi premton se ka ardhur koha që Barcelona të lërë pas momentin e vështirë të ndeshjeve të fundit.