Godina e re e ujësjellësit në Kamëz, investim 25.5 mln euro i BE-së, Gjermanisë, Zvicrës dhe Shqipërisë! Soreca: E afron vendin me standardet e BE

21 Qershor 2021, 10:36 | Përditesimi i fundit: 2021-06-21 18:43:57

Në Kamëz është përuruar sot godina e re e Ujësjellës- Kanalizimeve, një iniciativë e përbashkët e qeverisë shqiptare, gjermane, Bashkimit Evropian dhe qeverisë zvicerane që sjell një tjetër standard dhe shërbim cilësor për qytetarët e Kamzës që do t’i mundësohet furnizimi me ujë të pijshëm dhe rrjet i ri kanalizimesh nga i cili përfitojnë rreth 21 mijë banorë.