Goditet banda e shqiptarëve që mashtroi italianët me Call Center! U zhvati 4.7 mln euro, 14 urdhërarreste! Operacioni i përbashkët Shqipëri- Itali

27 Korrik 2023, 11:24 | Përditesimi i fundit: 2023-07-27 15:12:13

Për të arritur fitimet e ëndrrave qindra italianë kanë rënë pre e një grupi shqiptar që përmes call centerit kanë arritur t'i zhvasin miliona euro. Bëhet fjalë për një shumë prej 4.7 milionë euro, ndërsa prokuroria ka administruar 140 kallëzime.