Goditet grupi i trafikantëve të drogës Gjermani-Zvicër, arrestohen 8 persona! Aktiv që në 2015, 'koka' zjarrfikësi Ndriçim Harka

21 Qershor 2021, 12:36 | Përditesimi i fundit: 2021-06-21 20:58:00

Goditet një grup shqiptar trafikantësh të lëndëve narkotike nga Zvicra në Gjermani që kryente aktivitetin që prej 2015. Në total të arrestuar janë 8 persona, për trafik droge, shpërdorim detyre e pastrim parash. Gazetari Arsen Rusta raporton se grupi i goditur trafikonte drogë në Zvicër dhe Gjermani.

Kokat e grupit janë 2 shqiptarë, njëri prej tyre është zjarrfikësi Ndriçim Harka. Deri më tani jane kapur 3 kg kokainë, ndërsa për një transport ofronin 3500 euro. Grupi është aktiv që në 2015, dhe është goditur pas përgjimeve dhe vëzhgime në terren te aktivitetit kriminal.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015, periudhë në të cilën është sekuestruar edhe kokaina. Florian Moko  do gjente kokainën për Elton Meta Tony, i cili tha se punonte për Shkëlqim Hakan, i cili sipas verifikimeve është Ndricim harka, që punon sipas Metës me Ilia Shella.

Një shtetas gjerman gjerman Michael Schmiedel ka deklaruar se vetë ai ka qenë i pranishëm në 7 raste teë transportit dhe është paguar me 1 mijë euro

Një tjetër personazh me emrin Elton Meta ka deklaruar se Nga Shkëlqim Haka i është premtuar 3500 euro për rrugë për transportin

Shkëlqim haka punon për 2 te tjerë, njeri prej tyre Ilir Shella.