Goditet grupi kriminal në Itali, 20 në pranga, mes tyre 1 shqiptar! Kishin fshehur 760 kg kokainë në lëkurë të papërpunuar viçi, droga vinte nga Amerika e Jugut

28 Mars 2023, 09:26

Një grup kriminal i trafikut të drogës është goditur nga policia italiane që ka sekuestruar 760 kg kokainë të fshehur  në një lëkurë të papërpunuar viç. Janë lëshuar 20 masa sigurie dhe të dyshuarit janë kryesisht italianë dhe domenikanë, por mes tyre është edhe 1 shqiptar.