Goditi me grusht protestuesin e prangosur sot në Tiranë, pezullohet efektivi i 'Shqiponjave'

14 Shtator, 14:38 | Përditesimi: 14 Shtator, 14:55

Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje ku shfaqet një punonjës policie, i cili godet me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, Tiranë, pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.

E.H/Shqiptarja.com