Goditje, gjëmim me tym dhe zjarr, ulërima njerëzish e arratisje! Ja si Izraeli bombardon Libanin, pamjet me satelit! Sulmi më i dhunshëm që nga viti 2006

24 Shtator, 08:40

 Izraeli ka nisur prej ditësh luftën në dy fronte të hapura; në Gaza dhe Liban.

Numri i viktimave rritet nga ora në orë, teksa mbi 1 mijë objektiva të Hezbollah në Liban, sipas ushtrisë izraelite IDF, janë goditur masivisht me bomba e raketa nga ajri. Por ajo që e tregon më mirë skenën e frikshme të luftimeve janë pamjet filmike satelitore.

Shënjestrim, goditje, gjëmim, tym dhe zjarr. Mes tyre edhe një ulërimë, linja ulet për disa sekonda:

“Po bombardojnë, po bombardojnë tani, na ka rënë shtëpia e fqinjëve, vajza ime është tmerruar”, bërtet Aura teksa e çon vajzën 9-vjeçare në një vend më të sigurt.

Ky është vetëm një pasazh i luftës.

Siguria në 80 kilometrat e autostradës së keqe që nga Tiro arrijnë në Bejrut, një gjarpërim betoni, i cili brenda pak orësh pushtohet nga qindra makina në udhëtimin më të madh të civilëve, dhe që Libani mund të kujtojë në historinë e tij të re.

Bombardimeve i shtohen civilët që ikin nga Jugu i shkatërruar nga lufta.

A.Q/Shqiptarja.com

  •  

    No videos found.