Gogu në Report Tv: PS nuk do hyjë e vetme në garë, ka qytetarët! Veliaj do marrë mandatin e 3-të! Meta-Berisha? Familje ‘Non Grata’

11 Tetor 2022, 18:10 | Përditesimi i fundit: 2022-10-11 18:34:32

Për socialistin Toni Gogu zgjedhjet vendore do të jenë një tjetër sukses i mazhorancës kjo pasi selia rozë nuk garon kurrë e vetme, por me qytetarët. I ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti  u shpreh i qartë duke thënë se pavarësisht se do të garojë vetëm, aleanca e ‘fshehtë’ e PS është me familjet shqiptare.