Gol në frymën e fundit, Laçi 'ul me këmbë në tokë' Kukësin! Egnatia-Skënderbeu mbyllet në paqe! Javën e tretë e fiton ''barazimi'

27 Shtator 2021, 16:36

Një gol në minutën e 5 shtesë nga Laçi i ka hequr mundësinë Kukësit për të vijuar me fitoret në Superligë. Pavarësisht barazimit 2-2 verilindorët udhëheqin kampionatin pas javës së 3, ndërsa edhe ndeshja tjetër mes Egnatias dhe Skënderbeut është mbyllur me shifrat 1-1. E veçanta e kësaj javë është se të pesta ndeshjet janë mbyllur pa fitues.