Gol në minutën e 95, Haaland dërgon Manchester City-n në krye të Premier League!

5 Nëntor 2022, 19:57

Premier League është në javën e 15-të. Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e kampionatit elitar në Angli. Manchester City fitoi në minutat e fundit 2-1 me Fulham, duke iu falur një penalltie në të 95 minutë. Leeds fitoi 4-3 në shtëpi me Bournemouth, teksa Nottingham barazoi 2-2 me Brentford. Wolves u mposht në shtëpi 2-3 me Brighton.