Gol në minutën e 97-të, Florent Hasani është 'diamanti' i Tiranës! Bardheblutë mposhtin Vllazninë në Kukës, përleshje e dhunshme mes ultrasve

7 Tetor 2023, 17:49

Julian Ahmataj debuton me tri pikë në rikthimin e tij në krye të Tiranës. Bardheblutë fituan 0-1 kundër Vllaznisë në  "Klasiken" e futbollit shqiptar, e cila vlente për javën e tetë në Superligë dhe u zhvillua në "Kukës Arena". Pas ndeshjes tifozët e të dyja skuadrave janë ndeshur gjatë kthimit në Reps, ku janë përleshur me sende të forta.