Gol shqiptar për Napolin, Amir Rrahmani shënon në Pisa

17 Maj, 12:53 | Përditesimi: 17 Maj, 12:53

Napoli po kryeson 0-2 kundër Pisas në udhëtim për raundin e 37-të në Serie A. Golin e dytë për miqtë e ka shënuar Amir Rrahmani në minutën e 27-të. Shqiptari tjetër, Elif Elmas dhuroi një asist nga këndi për kapitenin e Kosovës, me mbrojtësin që e ndali sferën në rrjetë pas goditjes me kokë për të qetësuar Conten në stol.

A.M/Shqiptarja.com