GOLAT/ 17-vjeçari shënon në shtëpinë e re, Spanja dhe Brazili barazojnë 3-3 në miqësoren e luksit! Sylvinho me mision në 'Bernabeu'

27 Mars, 12:55

Spanja dhe Brazili barazuan 3-3 në miqëoren e luksit të zhvilluar në "Santiago Bernabeu". Në Madrid sfida ishte e luftuar, me një futboll të bukur dhe gjashtë gola. Në këtë duel një gol për Brazilin e shënoi edhe Endrick, 17-vjeçari që verën e këtij viti do jetë pjesë e Real Madrid për 45 milionë euro.

Spanjollët e Luis de la Fuente e nisën mirë duelin duke shënuar dy gola me Rodri (12' penallti) dhe Olmo (36'), para se Rodygo në të 40' të shkurtonte shifrat. Edhe fraksioni i dytë ishte me gola, teksa Endrick barazoi në minutën e 50-të.

Spanja rigjeti epërsinë me Rodrin në minutën e 87 po nga penalltia, ndërsa në 90+7 ishte radha e Paquetas që me 11 metërsh të vendoste ekuilibrat në 3-3. Këtë duel e ndoqi në stadium edhe Sylvinho, trajneri i Kombëtares kuqezi. Kujtojmë se Spanja është rivalja e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024.