GOLAT/ Anglia përmbys 3-1 Italinë në 'Wembley' dhe kualifikohet, kampionët në fuqi rrezikojnë Europianin

18 Tetor 2023, 14:22

Italia rrezikon pjesëmarrjen në fazën finale të Europianit 2024. Të kaltrit e Spallettit janë kampionët në fuqi të këtij eventi, teksa u mundën 3-1 në përmbysje nga Anglia në "Wembley", pikërisht në stadiumin ku kundër anglezëve ngritën trofeun e kampionit për Euro 2020. Pas kësaj fitoreje, Anglia bëhet skuadra e tetë që merr një biletë për në "Gjermani 2024".