GOLAT/ Juventusi mund 1-0 Romën dhe ndjek Interin në krye të Serie A! Milani mposht 1-0 Sassuolon, Atalanta fiton ndaj Leçes

31 Dhjetor 2023, 14:38

Serie A e futbollit mbylli sot raundin e 18-të. Kjo e shtunë në futbollin italian filloi në orën 12:30, aty ku në Bergamo skuadra e Atalantës fitoi 1-0 me Leçen në derbin e shqiptarëve. Në 18:00 Milani fitoi 1-0 me Sassuolon, teksa në 20:45 Juventusi mposhti 1-0 Romën dhe ndjek Interin kryesues që ka vetëm dy pikë më shumë.