GOLAT/ Juventusi përmbys dhe ndjek Interin në Serie A, Milani tripletë në Empoli! Napoli bie në Torino, Roma ngec në 'Olimpico' me Atalantën

8 Janar, 16:21

Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të dielë pesë ndeshjet e radhës për raundin e 19-të. Gjithçka nisi në orën 12:30, aty ku Milani fitoi 0-3 në udhëtim me Empolin. Në 15:00 te tri pikët dolën Lazio dhe Torino, teksa Juventusi fitoi 1-2 me vështirësi dhe përmbysje ndaj Salernitanës, duke ndjekur kështu kryesuesit e Interit. Në mbrëmje, Roma dhe Atalanta barazuan 1-1 në 'Olimpico'.