GOLAT/ Man. United e bën dramë, larg 1/8 të Champions League! Spektakël dhe 'lumë golash' në Madrid dhe Lisbonë, Arsenal luan 'tenis' me Lens

30 Nëntor 2023, 13:20

Champions League nisi dhe vijoi mbrëmjen e së mërkurës me surpriza. Në 18:45 Galatasaray dhe Man. United barazuan 3-3 në Stamboll, ndërsa Sevilla humbi 2-3 në shtëpi me PSV dhe i jep lamtumirën eventit. Në 21:00 Reali mundi 4-2 Napolin në Spanjë, Benfica dhe Inter barazuan 3-3, teksa Arsenali fitoi 6-0 kundër Lens. Bayern Munich vetëm 0-0 në shtëpi. Skuadra që siguroi një biletë për në 1/8 e Champions nga kjo mbrëmje ishte PSV, që përmbysi Sevillan.