GOLAT/ Milani mund 1-0 Fioren dhe rigjen suksesin pas katër ndeshjeve, Napoli fiton me Atalantën! Salernitana shijon tri pikët e para në Serie A

26 Nëntor 2023, 08:26

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 13-të. Këtë të shtunë në program ishin tre ndeshje, teksa gjithçka filloi në orën 15:00 ku Salernitana fitoi 2-1 kundër Lazios, për të marrë tri pikët e para këtsë sezon. Në 18:00 Atalanta e Gjimshitit humbi 1-2 me Napolin, teksa në 20:45 Milani fitoi 1-0 me Fiorentinën në "San Siro", duke marrë tri pikë pas katër ndeshjeve "jo".