GOLAT/ Milani 'pa busull' në Champions League, Newcastle turpëron PSG-në!

5 Tetor 2023, 13:26

Champions League vijoi këtë të mërkurë me ndeshjet e dyta në grupe. Duke nisur nga ora 18:45, Antwerpi vendas humbi 2-3 me Shakhtar Donetsk, edhe pse për vendasit shënoi Arbnor Muja. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida. Ra në sy barazimi 0-0 i Dortmundit me Milanin, ndërsa Porto nuk i bëri ballë Barçës, me katalanasit që fituan 0-1. Newcastle ishte surpriza e mbrëmjes, teksa fitoi 4-1 me PSG-në. Manchester City nuk zhgënjeu dhe fitoi 1-3 me Leipzig.