GOLAT/ Ndalni Lionel Messin, kampioni i botës tjetër dopietë në SHBA! Inter Miami kalon turin

3 Gusht 2023, 15:15

SHBA - Inter Miami fitoi 3-1 kundër Orlando City, për ndeshjen që vlente për 1/16 e play-off të Kupës së Ligës në SHBA. Për vendasit një dorë te suksesi dha edhe Lionel Messi, me kampionin e botës që shënoi dopietë, duke shkuar në pesë gola në tre ndeshje në aventurën e re tej Atlantikut.