GOLAT/ 'Samba' nga Kombëtarja, Shqipëria mund 2-0 Bullgarinë dhe fiton pas 73 vitesh

17 Tetor 2023, 22:29 | Përditesimi i fundit: 2023-10-17 22:38:18

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 kundër Bullgarisë në "Air Albania". Miqësorja e zhvilluar pasditen e së martës u vendos nga golat e Qazim Laçit dhe Ernest Muçit. Pas 73 vitesh kuqezinjtë fitojnë kundër Bullgarisë. Ky është suksesi i parë i Sylvinhos në një miqësore me kuqezinjtë, teksa drejtonte një të tillë për të parën herë.