Goli i parë në ndeshjen e parë si titullar, Broja vendos rekorde në Premier League: E kisha ëndërruar këtë moment që kur isha 3 vjeç

17 Tetor 2021, 16:33

Që Armando Broja përveç kombëtares do të shkëlqente edhe me ekipin për këtë pakkush kishte dyshime. Momenti historik për 20-vjeçarin erdhi të shtunën kur në ndeshjen e parë si titullar me Southampton sulmuesi realizoi golin e fitores 1-0 kundër Leeds United, që ishte edhe fitorja e parë për ekipin e tij për kërë sezon në kampionat.