Qasja ndaj komunitetit me përulje dhe me një ndjesë për ato që nuk kanë shkuar si duhet gjatë qeverisjes, janë ‘A’ e fushatës elektorale sipas Blendi Gonxhes, drejtuesit politik të Njësisë 6 në Tiranë për Partinë Socialiste dhe njëkohësisht ministri i Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës.
Gonxhja në Report TV, RePolitix theksoi se ai dëshiron fillimisht të identifikohet me Kombinatin, si një kërkesë e banorëve për të qenë deputet i tyre dhe është gjë tjetër sipas tij nëse merr vota të tjera në qarkun e Tiranës.



















