Grabitën me armë pronarin e biznesit të automjeteve në Kamëz, arrestohet njëri prej grabitësve, në kërkim bashkëpunëtori

3 Prill 2023, 11:33

Një person është arrestuar për grabitjen e orës së dorës dhe varëses së një pronari të një biznesi automjetesh në Kamëz të Tiranës. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në pranga ka rënë Saimir Korashi ndërsa është shpallur në kërkim 32 vjeçari i identifikuar si Q.H, banues në Paskuqan. Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përdorur armë zjarri kanë kanosur pronarin e biznesit, shtetasin Xh.S të cilit i kanë marrë varësen prej floriri dhe orën që e kishte vendosur në dorë.