Grabitet argjendaria në Paris, 3 hajdutët vjedhje si nëpër filma! Zhvatin bizhuteri me vlerë 15 mln euro (VIDEO)

1 Gusht 2023, 19:12

Një vjedhje si nëpër filma, kështu mund të përshkruhej me pak fjalë grabitja e bujshme këtë të martë në një argjendari në Paris. Tre persona, dy burra dhe një grua zhvatën bizhuteri e stolitë e argjendarisë që kapnin vlerën e 15 milionë eurove.