Grabitet një furrë buke në Lezhë, fëmija 10 vjeç i merr xhiron ditore shitëses dhe largohet nga vendi i ngjarjes

18 Korrik 2021, 21:39 | Përditesimi: 18 Korrik 2021, 21:39

LEZHË- Një fëmijë ka vjedhur një shumë lekësh, në një furrë buke në qytetin e Lezhës në lagjen 'Besëlidhja'.

Sipas policisë i mituri, vetëm 10-vjeç, është futur në një furrë buke për të blerë bukë dhe në momentin që shitësja po i shërbente ka arritur të marrë nga arka një shumë lekësh dhe është larguar.

LR/Shqiptarja.com