Grabiti 30 mijë euro në Astir, arrestohet 39-vjeçari në Lushnjë, pjesë e grupit të Laert Haxhiut! Bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, zbardhen 6 vrasje, firmosen 15 urdhër-arreste

27 Shtator 2023, 22:52

Pas rreth katër muajsh, ka rënë në prangat e policisë Artan Tafani, autori i grabitjes se 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Tafani është arrestuar disa ditë më parë në Lushnjë, por kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve. Tafani dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë dhe madje të njëjtat burime konfirmojnë se ai është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.