Grabitja në argjendarinë e Kamzës, mister autorët! U arratisën drejt Zall Herrit me bizhuteritë me vlerë 700 mijë lekë! Punonjësja: S’u përballa me ta

17 Maj, 16:04 | Përditesimi: 17 Maj, 16:04

Autorët e grabitjes me armë të disa bizhuterive në argjendarinë në Kamzë nuk janë identifikuar akoma. Pas grabitjes u arratisën drejt Zall Herrit. Disa persona me precedent të zonës u shoqëruan, por u lanë të lirë pasi nuk u provua përfshirja e tyre. Punonjësja e argjendarisë u tha hetuesve se nuk u përballë më grabitësit me armë, pasi në atë moment ishte në një tjetër ambient.

    E.H/Shqiptarja.com