Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve!

19 Gusht, 07:41 | Përditesimi: 19 Gusht, 07:41

35-vjeçari Argys Kalsi është vënë në pranga si një prej autorëve për grabitjen e ndodhur më 5 gusht në argjendarinë ‘Luani’ në Paskuqan. Policia bën me dije se gjatë periudhës së hetimit, në një pyll pranë fshatit Zgafnur, ka gjetur kallashnikovin e përdorur, krehër me fishekë, një skafandër motoçiklete të lyer në ngjyrë gri, 2 maska silikoni dhe një palë doreza.

E.H/Shqiptarja.com