Gratë shtatzëna dhe vaksina anti-COVID, Ulqinaku: Ta shmangin 3 muajit e parë, më pas mos të hezitojnë! Tomini: Rekomandojmë Pfizer

30 Shtator 2021, 22:35 | Përditesimi i fundit: 2021-10-01 07:11:49

Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Repolitix”, foli lidhur me vaksinën kundër COVID-19 dhe gratë shtatzëna.

I pyetur lidhur me kohën e duhur të marrjes së vaksinës, Ulqinaku u shpreh se nga 0-3 muajshe ideale do të ishte për gratë shtatzëna të shmangin vaksinën, megjithatë nuk përbënë problem dhe një vendim i kundërt. Kjo për shkak se embrioni është në një fazë delikate të tij.