Greqi/ Vrau ish-bashkëshorten shqiptare me thikë në Athinë, arrestohet 50-vjeçari! U denoncua 3 herë për dhunë, nesër do dilte në gjyq

16 Maj, 20:10

Një 40-vjeçare shqiptare gjetur e vrarë me thikë në Athinë. 40-vjeçarja është gjetur në rrugë me plagë në bark, ndërsa pranë saj autoritetet kanë gjetur edhe thikën me të cilën është vrarë. Më pas gjatë mesditës policia greke ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, ish-bashkëshortit të saj, Eduart Danaj, 50 vjeç.