Greqia nuk gjen qetësi, pas zjarreve të mëdha të verës të njëjtat zona përfshihen nga përmbytje dhe rrëshqitje dheu masive

10 Tetor 2021, 09:48

Banorët e Evias Veriore jetuan një natë makthi mbrëmë, që pas makthit të zjarrtë të verës. Moti i keq ka shkaktuar fatkeqësi të reja të mëdha në zonë. Gjatë gjithë natës, shira të dendur goditën zonën tashmë të plagosur, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Stuhia 'Athina' ka goditur Agia Anna në Evian Veriore të Greqisë. Si pasojë e reshjeve shumë rrugë u përmbytën ndërsa pati rrëshqitje masive dheu në Achladi dhe Kotsikia.