Greva e urisë/ Invalidët në Elbasan: Ministria do ngrejë një komision, pasi të shqyrtojë rastet tona do vendosin nëse do na kthehen lekët e paketës higjieno sanitare

27 Dhjetor 2022, 10:51

Një ditë më parë, 5 invalidët që u futën në grevë kanë arritur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila iu ka hequr 16 mijë lekë nga kempi, pjesë e paketës higjieno sanitare. Ditën e djeshme, zv.ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi ka zhvilluar një takim me ta dhe kanë rënë dakord që të ngrihet një komision i posaçëm nga Tirana për të shqyrtuar 5 rastet.