Grida Duma: Programi qeverisës, një paçavure! Nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së

16 Shtator 2021, 22:32

Një paçavure e ka quajtur nënkryetarja e PD, Grida Duma programin e PS për 4 vitet e ardhshme.

Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për  racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.

“Në këtë maskaradën që ndoqëm, i rilinduri më i rilindur tha se ka disa që mbajnë shënime këtu. Jeta e shqiptarëve nuk është procedurë. Kjo nuk është çështje shënimesh, është çështje llogaridhënie. Keni sjellë programin qeverisës. Fjalë e madhe është. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit  do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje. Ky është materiali juaj. Në faqen 10: Shqipëria e fortë. Ju në të gjithë programin tuaj 70% ia keni dhënë të shkuarës sepse më shumë e shkuar jeni. Sa i përket 2013-2025 ju keni bërë apo s’keni bërë hapa drejt integrimit. Ky është programi juaj, 2013. Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeqësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti për të kuptuar se sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paçavure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së. Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën.  Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës”, tha Duma.