Prej disa ditësh ka pasur një numër të lartë të pulave të ngordhura, më shumë se 400 mijë, në pularitë e Durrësit si pasojë e gripit të shpendëve. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.
Nga burimet pranë pularive, numri i pulave te ngordhura ka qenë mjaft i lartë dhe vazhdojnë të kenë humbje, për shkak të përhapjes së shpejtë të infektimit.